
Do të kalojë.
Je ngritur mbrapsht edhe sot, e di. Ka diçka që të dhemb në mes të kraharorit, dhe nuk po e kupton nga dreqin vjen. Nuk dhemb më shumë se sa rëndon. E di.
Por do të kalojë.
E di je mësuar të jesh një person i caktuar, dhe të tjerët e presin këtë nga ty, por ja që ke nevojë të sjellësh veten në terezi. Jepja vetes këtë kohë,. Ka qënë në gaditshmërinë tënde dhe atyre që ke mbajtur afër. Sot, ka nevojë për kohë, kohë që të kthehet ajo që ka qënë, kohë që të bëhet mirë.
Jepi kështu mundësinë të gjithë atyre që ju je bërë krah sa herë kanë pasur nevojë të të tregojnë që do bënin të njëjtën gjë për ty.
Jepu mundësinë të jenë për ty, çfarë ke qënë ti për ta.
Jepu njerëzve mundësinë të të kuptojnë që po kalon një periudhë të shëmtuar, dhe të të tregojnë që do të të duan përtej saj, siç e ke bërë dhe ti. Nuk do të të duan më pak, pse s’mund të jesh ajo që kanë nevojë dhe duan. Do të të kuptojnë.
Të premtoj që nuk do të të largohen edhe pse ti i je larguar edhe vetes. Do të të qëndrojnë e do të të shtrëngojnë në krhaët e tyre për të të dhënë gjithë kohën që ke nevojë të marrësh.
Sepse të duan përtej asaj që ju jep, të duan për atë që je.
Do të kalojë.
E kur të kthehesh do jesh më e lumtur, më e qeshur, më e mirë se më parë. Çdo gjë që dhemb tani, shumë shpejt do kalojë. Dielli do ndris edhe më fort se më parë, do vlerësosh edhe më shumë gjithçka pe me ngjyrim gri këto kohë.
Do të kalojë.
Deri atëherë, nuk je vetëm. Merre dorën time, do e kalojmë së bashku!
11.11.2016
©AZ