
Sekreti i lumturisë
Të gjesh lumturinë në këtë jetë… A s’është kjo që po kërkojmë të gjithë në fakt? Pasoja që duam të ndjek çdo gjë që bejmë? Por, në fakt sekreti i lumturisë është fare i thjeshtë. Lumturia përbëhet nga momentet e vogla të gëzimit, vet jeta e merr kuptimin nga ato momente që ne nuk i japim aspak rëndësi teksa i përjetojmë, por janë ato momente që lënë shije të ëmbël e buzëqeshje të gjata në zemër. Janë ato momentet që të shpejtojnë të rrahurat e zemrës, ato momentet ku gjithçka merr kuptim. Lumturia është një telefonatë e pritur prej kohësh, Është të kesh dikë në jetë që të ulëret gjithë nerva dhe pse nuk i ke bërë asnjë faj, dhe pastaj më vonë të merr të kërkon falje, është të kesh dikë që të duron kur ky person je ti, Është të rrethohesh nga njerëz që dinë të thonë: “Faleminderit”, “Më fal!”, “Të dua shumë!”, sepse një ditë e zymtë mund të bëhet gjithë dritë kur ndjejmë dashuri. Ështe të kesh miq që kujdesen për ty, që vijnë të pijnë një kafe me ty për mos të të lënë vetëm, që flasin me orë në telefon duke përsëritur të njëjtat gjëra, pa u lodhur asnjëherë, Është të gjesh një sms ‘mirëmëngjesi’ që të uron një ditë të bukur, dhe kështu të kuptosh që dikush e ka nisur ditën me mendimin mbi ty, Është të kesh njerëz që besojnë tek ty, që të nxisin të luftosh për ëndrrat e tua, që me bindjen e tyre mbi suksesin tënd të ushqejnë me forcë, Është të shohësh të realizuara ëndrra për të cilat ke luftuar aq shumë, por të mos jesh kurrë e vetme dhe në dështime, dhe nga zero të mund t’ja nisësh prapë, Është të shohësh që nuk je thyer, që gjatë gjithë kohës e ke gjetur kohën për një buzëqeshje dhe ashtu ke nisur plot forcë ia ke dal mbanë, Është të jesh e rrethuar me njerëz që të bëjnë të qash e të qeshësh, Është të dëgjosh: “Ta lexoj tek sytë!” Është të dëgjosh të të thuhet: “Në rregull, ska gjë, çfarë mund të bëjmë?”, për të kuptuar kështu që në asgjë s’je vetëm. Është të kesh njerëz me të cilët të mblidhesh në shtëpi, të shohësh një film të bukur e të qeshësh e qash deri në agim, Është mos të të pushojë telefoni duke të pyetur si je, kur e dinë që diçka gjatë ditës nuk ka shkuar mirë, Është të mos numërosh të mirat që ke bërë, por të mos arrish dot të numërosh të mirat që të janë falur, Është të kesh njerëz që të dedikohen me shpirt dhe pse ti në ato momente nuk ju jep aspak, dhe pavarësisht kësaj, ata nuk largohen! Është të dëshirohet prania jote e të dëgjosh: “Po ta ndjejmë mungesën, po hajde!” Është të kesh sigurinë që pavarësisht sa larg do shkosh, do jenë disa numra telefoni dhe disa dyer shtëpish që do ti gjesh gjithmonë hapur e plot dashuri për ty. Është….dhe 1001 gjëra të tilla, është e ndryshme tek secili prej nesh, por është aty për të gjithë ne, mjaft të dimë ta shohim e ta shijojmë. Sepse, në fund të fundit për sa kohë kemi dashuri në jetë, dashuri për profesionin, për ëndrrat, për vendin, për gjith na rrethon, DASHURI PËR NJERINË, lumturia është e garantuar, por ndonjëherë duhet thjesht pak kohë. ©AZ