
Të gjitha rrugët çojnë tek ti
Nuk e di saktë kur e kam dëgjuar për herë të parë shprehjen “Të gjitha rrugët çojnë në…” po di që më kanë thënë që është në një libër. Me siguri diçka që ka lidhje me dashurinë duhet të jetë aty. Rrallë janë rastet kur mendja, e flamosura zemër dhe këmbët bien dakord dhe kjo ndodh zakonisht kur është dashuria në mes. Veç atëherë, të gjitha rrugët çojnë tek ti.
Ska asnjë tabelë orientuese, madje madje janë çorientuese, ndryshojnë tabelat çdo minutë e sekondë, por rrugët të gjitha më sjellin tek ti.
Nuk ka rëndësi për ku nisem e ku shkoj, dita vazhdon të më mbyllet tek ty. E nuk flas për takim. Flas për ato rrugët e mendjes, ato të rrezikshmet, ato që nuk ka rëndësi se ku i çoj unë, se në fund të ditës, kur bien në qetësi e nisin të fikin dritat, atë tenden e lënë ndezur. Dhe ti qëndron aty, spektator i rregullt i shfaqjes tende. Se pikërisht kështu është kthyer dhe truri, të mban në majë të programit të vet, megjithëse ti kurrë nuk dhe material për ta mbushur këtë program.
Nejse, se më shumë se s’po marr vesh veten këtë radhë, s’di nëse ka ndodh herë tjetër. Po kam idenë që po mbetem në të njëjtin vend për shkak të gjithë ndjesive pozitive që ka në thelb prania jote fantazmë në timen ditë kaotike.
Gjithsesi mbetem në dëshirën për ta shijuar gjithë këtë derisa të shterojë. Sepse çdo gjë platonike si kjo e imja, nuk zgjat në pafundesi, po do e le te qëndroje për sa kohë më sjell buzëqeshje kur e mendoj. Do i le këmbët të më çojnë tek ti, do e lë mendjen te te mendoje, e zemrën të të kërkojë, deri kur të jetë mjaft, e deri kur të mundet.
Unë kam mësuar ta dua veten, kështu që nuk mund të dedikoj kaq kohë në diçka bosh, nuk mund të ushqej diçka që nuk ekziston, ndaj unë jam krejt koshiente që do vij momenti dhe për ‘boll’ e ‘mjaft më’. Por, në të njëjtën kohë unë kam lexuar shumë libra e kam parë mjaft filma, dhe e di që duhet durim e dëshirë për gjëra të bukura.
Të mos keqkuptohemi, unë nuk kam asnjë pritshmëri për absolutisht asgjë. E kam kuptuar herët në jetë që ‘Duhen dy të kërcehet tango’ dhe ‘duhen dy anë që të ndërtohet një ure’ e gjëra si këto, kështu që e di që në këtë udhëtimin me adrese pa numër, unë jam vet.
E prandaj vetes do ja le fajet, po këtë radhë i kam lënë dhe kënaqësite. Të shijoj rrëmujën që aq dua, të shijoj përqafimet që aq thonë e sytë që flasin e ndrisin.
Është kaq e lodhshme kjo përditshmëria, ka kaq shumë stres e strapacime, sa nëse gjen diçka që ti bën sytë te qeshin, ta bën trurin të prodhojë ëndrra që të zgjojnë plot pozitivitet, ja vlen me e lëshu veten. Se, në fund të fundit, sa keq mund të bëjë diçka që bën kaq mirë?
Po po, me vetëdije të plotë, të gjitha rrugët çojnë tek ti! Në djall le të shkojë!
©AZ