
Retiçenca ime e zgjatur
E di kush je ti?
Ti je askush! Po, po pikërisht kështu! Ti nuk je as mik, as shok asgjë!
Sepse ti nuk di të jesh asgjë!
Ti s’di çdo të thotë ti thuash dikujt sa rëndësi ka pëer ty, të jesh për dikë. Ti di veç të largosh e të perzesh njerëzit që kujdesen për ty.
Por, unë sërish kam nevoj për ty, në mënyrë të frikshme e të pakuptimtë. Pavarësisht se ti largon, unë kthehem e mbetem tek ty.
Kam nevojë per ty, për atë që s’di të japesh, ose më mire për fodullëkun tënd të tepruar, për vetkënaqësinë tënde të pambarimtë.
Unë të kërkoj vazhdimisht, se kështu jam gatuar.
Mua më mjafton të kem pranë vetes ata që dua e ndjej, më mjafton të kem mundësinë të kujdesem për ta, pavarësisht se ndonjëher njerëzit kanë një mënyre te shemtuar, të të qënit prezent.
Sot përsërita:’Nuk i shkruaj më!’
‘Ti kështu thua gjithmonë!’, më “kurajuan” ata që më rrethonin.
Por, unë e di! Une i di limitet e mia.
Unë nuk do të të shkruaj më, se limitet e krenarisë time arritën deri këtu. Në luftë me dëshirat e vetes unë do ta mbyll këtu.
Une të kam xhan, të kam zemër, shumë të rendesishëm të kam…
Por, nëse vendos shumë peshë, vetëm në njërën anë të peshores, ka shumë gjasa që ajo të thyhet. E unë s’jam e gatshme të thyhem per ty!
Unë nuk jam ‘një njeri më shumë’, une hyj në jetën e njerëzve për të bërë ndryshim, JO për të qënë një njohje më tepër.
Une hyj në jeten e dikujt, për të qënë prezente, për të qënë aty.
E nëse s’mund te jem kështu, atëherë dal. Jo për inat, por thjesht sepse unë s’di çdo të thotë dytësore.
Unë jam nga ata njerëz që lënë gjurmë guri e jo rëre!!!
5.11.2012
©AZ