
Kur fjalët shërojnë shpirtin
Mori bllokun përpara…donte të shkruante…Për çfarë? Për kë? Ajo nuk e dinte, kishte thjesht dëshirë të hidhte diçka në fletë, të hidhte ca fjalë, ti nxirrte nga vetja e saj, e ti linte diku…ti linte diku ku do të mbaheshin me po aq kujdes saç i kishte mbajtur ajo vet, ti linte diku që do të ruheshin dhe dëgjoheshin me po aq dashuri… -Hej hajde! Kam nevojë për ty! Dëgjoi një zë që e thërriste, teksa trokiste vazhdueshëm në derë. E dashuronte kaq shumë togfjalëshin “Kam nevojë për ty!” sa dorëzohej gjithmonë para tij, dhe për të disatën herë harronte të merrej me veten.
U çua menjëherë, shkoi të hapte derën, dhe e buzëqeshur pyeti: “Po, më thuaj, çfarë ka?”
Personi përballë i qeshi. I zgjati dorën duke e tërhequr drejt kuzhinës dhe i tregoi një vend për tu ulur.
“Unë kam nevojë për ty! Kam nevojë të të kem ty kur jam i lumtur, kur jam i mërzitur, kur bie shi, apo kur ka diell. Kam nevojë për ty në çdo mëngjes të zhurmshëm e çdo mbrëmje të qetë. Të dua të jesh në gjendjen më të mirë që një njeri mund të jetë…andaj sot kam nevojë për ty, të merresh me veten tënde! ”
Në 20 sekonda, kishte dëgjuar fjalët më të bukura, në 20 sekonda dëgjoi një ‘të panjohur’ që kishte kuptuar gjithçka për të.
U ul përballë tij, e nisi të fliste, të fliste e të fliste pambarim…as vet ajo nuk e kish kuptuar sa nevojë kish pasur të dëgjohej nga dikush, sa nevojë kish pasur të mos ndërpritej nga askush. Nuk fliste veç me fjalë, i fliste trupi, i flisnin sytë.
E pas një ore ‘fjalimi’ kuptoi që kish folur shumë:
“Të lodha, apo jo?”
“Asnjëherë!”- ish përgjigjja që mori.
Ajo qeshi, dhe u mbështet e qetë në kolltuk. Ai u çua dhe e përqafoi fort. Ajo e shtrëngoi e më shumë pas vetes.
‘Faleminderit !’ foli mes përqafimit.
‘E për çfarë ??’ pyeti ai shumë i çuditur.
“Ti e di, ta kam thënë gjithmonë: Fjalët shërojnë shpirtin…e përqafimet…si ky i joti tani, zhdukin dhe plagët!”
Ai qeshi shumë, dhe duke e tërhequr nga dora i tha: “Hajde të dalim. E gjithë bota duhet të marrë pak shije nga kjo buzëqeshje që buron prej zemre!”
“Ehh…sa të shtrenjta janë buzëqeshjet e njerëzve që duam! Dhe ndonjëherë është kaq e thjeshtë, të bësh një zemër të qeshë!” psherëtiu, tek bëhej gati.
©AZ
16.05.2013