
Je për mua, çfarë jam për ty!
Une mund të kisha këdo që do i vija gishtin, ti e di apo jo?
Ashtu siç edhe ti mundesh.
Sepse kjo s’ka të bëjë me aftësi. Kjo ka të bëjë me të qenit i/e duhuri/a për dikë. Dhe ti je për mua. Dhe unë jam për ty.
Kështu që, nëse ti nuk je gati për pjesën e mbetur të jetës tënde dhe times, vazhdo dhe hallakatu. Vrapo dhe për mbrapa diellit nëse do duash. Kur të lodhesh e të kuptosh që unë jam destinacioni, hajde. Se sigurisht unë jam shumë më trime se ty, dhe e kam kuptuar me kohë atë që ti ke frike t’ja thuash vetes e jo më dikujt tjetër. Unë jam për ty, e ti je për mua.
Unë jam ajo që të ndryshoj botën e ti je ai qe me sjell buzëqeshjen.
Unë jam ajo që të kthej në fëmijën që fsheh në kraharor dhe ti je ai që më bën te besoj që meritoj lumturinë.
Unë urrej kur i qesh dhe ndërkohë prek shpinën e ndonjë biondeje dhe ti marrosesh sa herë vëmendja ime ka lëvizur nga ty.
Nuk mund të jetë rastësi që çdo takim i joni është përplasje planetesh. Nuk mund të jetë koicidencë që i vetmi rast që unë harroj të ngre kokën në qiell e të kërkoj hënën është kur të kam ty përballë.
Jo pra, s’mund të jenë rastësi të gjitha.
Por, ja që ti nuk je gati për mua. Se të jesh gati do të thotë të ma japësh në dorë atë zemrën që ta kanë thyer dhjetra herë, madje edhe unë ndonjëherë, e në formën më të brishtë të më besohesh e ti nuk je gati për këtë. Nuk je gati për të besuar që unë nuk do të ta thyej zemrën, nuk je gati për të më lënë të të bind që bashkë do të jemi të lumtur. Të kam lënduar, e di, por edhe ti mua. Vetëm se ti s’më ke falur akoma.
Prandaj ik, kështu nuk të dua as unë. Kështu të pasigurt, kështu frikacak. Dhe jo, nuk jam duke hequr dorë, nuk po të le të ikësh, unë nuk kam për ta bërë ndonjëhërë. E mban mend atë përqafimin që të fliste, mënyrën se si çdo gjë e imja komunikonte me ty pa nevojën e fjalëve? Ja, pikërisht aty ta premtova. Të premtova që unë nuk do iki, që unë nuk do heq dorë.
Kur të kesh ecur në të gjitha rrugët, e të kesh përshkruar të gjitha distancat, e të jesh gati për pjesën e mbetur të jetës, e të jesh gati për të guxuar deri në lumturi, hajde!
Hajde, që ta bëjmë bashkë rrugën për në shtëpi.
©AZ