
Ty, SHQIPËRI!
Mua nuk mu desh të ikja larg teje për të ta kuptuar rëndësinë.
Mua nuk mu desh të ikja 1394 km larg, për të valëvitur flamurin më të bukur në botë.
Mua nuk mu desh të vija përtej detit që ti këndoja këngët tona dhe të nderoja himnin tonë, që të mbroja tokën tonë.
Mua nuk mu desh largësia për të ta kuptuar peshën, se unë u rrita me dashurinë për ty!
Unë, në tokën tënde I hodha hapat e parë.
Fjalët e para I belbëzova në gjuhën tonë.
Unë u rrita bashkë me ty. E të kam dashur gjithmonë, e jam ndjer gjithmonë krenare që të përkisja.
Se ti krenarinë e ke të shkruar që në emër, O SHQIPE! Kokëlartësinë ta ulëret shqiponja me dykrerë që mban në flamur.
Ti ke bij e bija që ta ngrenë kokën lart gjithë kohën e kur të tjerët mundohen të ta ulin, na e ka lënë amanet Gjergji, e Ismaili, e Isa.
Ti je kaq e bukur, je madhështore sa është nder e privilegj të mbash emrin tënd !
E vërtetë që ika, po asnjëherë përgjithmonë. Unë të premtova që do vij prapë, dhe do vij gjithmonë. Më thërret gjaku në atë tokë. Në atë tokë që mu mesua t’ja dua çdo centimentër, për atë tokë që askush nuk më nxiti kurrë ti rri larg.
Ti mban mbi supe njerëz të mirë. Ti mban mbi supe njerëzit e mi më të shtrenjtë. Por, edhe të mos ishte kështu, unë ta dua çdo gur, e çdo pemë. Kështu mu mësua, kështu u rrita.
Sepse, veçse tek ty unë ndihem plotësisht e lirë, e veçse kur jam tek ty fryma shkon deri në fund!
Unë nuk kam pse të të quaj nënë apo baba për të treguar fuqinë e rëndësinë që ke tek unë. Unë të quaj SHQIPËRI e me këtë, I kam thënë të gjitha!
Të ma gëzosh 102 vjetorin toka e shqiponjave!
Të ma gëzosh 70-vjetorin e lirisë, më e bukura tokë mbi këtë dhè!
Gëzuar dashuria ime e madhe! Gëzuar Shqipëri!
Do vij shpejt!
28.11.2014
©AZ