
2016, thyej qafën!
Dhjetori është muaj i dashur se sjell drita shumë, e kthen njerëz në shtëpi, e sjell bilance. Po ky i këtij viti ka dhe një arsye ekstra, është muaji i fundit i këtij viti, që megjithëse ka ikur shpejt, bën mire te iki edhe me shpejt.
2016, na ke thy brinjët, kështu që tani mund të thyesh qafën!
Çdo gjë e ka pas ky vit, lodhje, mërzi, thyerje, rënie, e gjëra të bukura? Shumë pak.
Pooor, nga ato pak që do me mbajt mend, që do ti kesh dhe më tej. Nga ato pak si: ndonjë qiell i flaktë perëndimi, ndonjë hënë e plotë e ndritshme, ndonjë buzëqeshje e ngrohtë, ndonjë natë e gjatë buzë detit me të qeshura me lot, ndonjë ‘ti’!
Ndonjë ‘ti’ që ka çdo gjë që i ke kërkuar një viti përpara, ndonjë ‘ti’ që është plot perqafime me diell, e sy që flasin, ndonjë ‘ti’ që do me e pas dhe në vitin që vjen.
Në fakt po ta mendoke mirë, nuk është se paska qënë dhe aq keq, madje boll mirë paska qënë kjo 2016.
Në fakt zgjodha të qëndroj tek ato pak të bukura që solli ky vit budalla, se ato do i mbaj mend dhe tek tjetri, edhe tek tjetri pas e kështu me radhë. Të këqijat dhe lodhjet që tani në fakt ja kam harru. Ndërsa të mirat e të bukurat do ja marr me vete në aq sa do mundem.
Fort jo e dashur 2016, ti nuk do i mungosh askujt, por ca gjëra na i dhe, kështu që rrofsh që erdhe dhe 100 herë faleminderit që po ikën.
2016, thyej qafën… Por ‘ti’ jo. Qëndro dhe pak nëse mundesh. ‘Ti’ që jep buzëqeshje, ‘ti’ që jep mirësi, ‘ti’ që jep mbështetje, ‘ti’ që jep Dashuri, ‘ti’ që di me dhënë!
Sepse numrat e vitet do vijnë e do ikin se atë pune kanë, po të mbajmë njerëzit, ata që vlejnë, ata që duam me i mbajt e ata qe duan te rrinë!
Sepse nuk ka rëndësi kush vit ikën e vjen, në secilin prej tyre na janë dashur e do të na duhen njerëz, nga ata me peshë, nga ata që lënë gjurmë, nga ata që ju ndjehet mungesa e mbi të gjitha ju ndjehet prania!
Sido qoftë ai vit që do vij, me sado lodhje e mërzi e dhimbje, qoftë me njerëz të zemrës, me njerëz që meritojnë me na marrë zemrën, e meritojnë më jua dhënë zemrën!
Kështu që, 2016 le ta thyejë qafën, por jo TI!
03.12.2016
©AZ