
Amerika ime
Anglia, Franca, Gjermania…ah dhe e famshmja Amerika…
Te gjitha keto destinacione kaq te deshiruar nga njerezit afer meje. Dhe une nuk i kuptoj, aspak… :/
Ne periferi te qytetit me te bukur dhe me te dashur ne bote, Tiranes, gjendet nje pallat 5 katesh. Ne katin e trete te ketij pallati, ndodhet nje apartament 54 m2.
Ai ka fuqi magjike…ka aftesine te zgjerohet sa here troket dera dhe hyjne miq.
Ai apartament behet mjaftueshem i madh dhe i rehatshem per kedo futet aty.
Kuzhina e atij apartamenti, izolon zhurmat dhe nuk i con ne dhome (sidomos te qeshurat)…ose te pakten edhe nese zhurmat shkojne atje, askush nuk kritikohet per keto zhurma.
Aty nuk ndjehet as vapa, dhe as i ftohti, eshte gjithmone kaq komod!
Ai apartament magjik mban qindra histori ne brendesi, do mund te behej edhe muze!
Aty eshte qare, qeshur aq shuuuume, eshte gatuar duke bere shume rremuje, eshte luajtur, eshte kercyer.
Magjia me e madhe atij apartamenti eshte qe nuk ka oksigjen, ajo shtepi per ajer ka DASHURINE!
Ky apartament, nga i cili une po shkruaj, eshte pasuria ime e madhe, eshte vendi im i preferuar ne bote…
Kjo shtepi eshte…Amerika IME!
07.07.2013
© AZ