
Përrallë
Hej.. Shihet fari që këtu ku jam unë. Sapo u nis një anije e madhe… Nga këto të bukurat me shume drita, nga këto që shihen në filma.
Nuk e di ku shkon, por e di që nuk vjen tek ty. Po sikur? Sikur të vinte tek ty, unë do shkoja me vrap të hipja… Kështu siç jam… Vetëm me telefonin, kartën e kreditit dhe çelësat e Shtëpisë.
Do vija tek ty, do të të merrja përdore dhe do vinim prap këtu. Dhe do ta bënim “këtu-në” shtëpi. Do vinim këtu ku jam unë tani, dhe unë do të të tregoja si të gjeja ty sa herë shihja dritën e farit. Ti e di apo jo, unë I kam shumë qejf përrallat me far, ku drita e farit tregon që ka shpresë dhe ai do kthehet… Dhe unë do kthej sytë nga ty, dhe do të të tregoj mbi përrallën tonë. Dhe do të të them, që edhe ne mund ta tregojmë historinë tonë si përrallë… Ah..
Ska me dritë as tek fari tani… Do të ndizet sërish me vone për një tjetër anije a varkë… E bashkë me të do të ndizet dhe shpresa që përrallat janë bere për një arsye, që diku në një moment do të shihemi sërish, e ndoshta do të ecim përdore që pas atij momenti.
Dhe unë do të vazhdoj të vij tek ty, në mos nga një far, nga një yll! Ka qenë gjithmonë drita që më ka sjell tek ty. Ti me tërheq nga errësira ime, e me përqafime ma sjell dritën… Edhe kshu, pa më zgjatur vërtet dorën, edhe kshu larg, kujdesesh të ma sjellësh diellin e yjet…
Ndoshta prandaj unë akoma nuk kam heq dorë nga ty, se ti nuk ke qene kurrë egoist me mua… Me ke bere mire dhe kur kjo do të thoshte mos ti beje dhe aq mirë vetes.
Nuk e di nëse ti sheh far aty ku je.. Por di që sheh yje… Sa herë të shohësh qoftë edhe një të vetëm yll dije qe unë jam duke të pritur diku… E yje do të ketë për sa kohë të ketë jetë…
Andaj, unë do jem duke të të pritur gjithmonë..
Në atë cep të shtrenjtë të zemrës, atje ku ëndrrat dhe përrallat janë realitet…
11.10.2014
©AZ