
Buzëmbrëmje e huaj
Dukej sikur gjithçka ne ate buzembremje mundohej ta rikthente ne shtepi. Artisti i rruges me violincel ne dore dukej sikur ja lexonte mallin tek qendrimi…tek syte…tek fletorja qe i rrinte shkujdesur mbi preher…Dukej sikur me muziken e tij mundohej ti shuante mallin…mallin per shtepine, per rrugen, per lokalin ku pinte kafen e mengjesit a te pasdites me mamin, rruget qe i kishte pershkruar sa here kthehej nga shkolla me babin dhe me vrull i tregonte diten. Mundohej ti shuante mallin per miqte qe ja kujtonte dhe deti i huaj, dhe per pjesezen me te shtrenjte te shpirtit te saj…mungesa e se ciles nuk e linte te mbushej thelle me fryme. Deti pas kraheve te artistit i kujtonte cdo gje nga toka e saj, pavaresisht se me bukurite e tokes se saj asgje s’mund te krahasohej, asaj po i kujtohej cdo detaj qefrymemarrjen ja bente te veshtire. Po behej pjese e nje peisazhi te trishte, ku pervec muzikes, mbi te gjitha, dhembte zhurma e avioneve qe ngriheshin papushim nga aeroporti qe ndodhej prane. Si per inat te saj, avionet s’kishin te mbaruar ate buzembremje, ata ngriheshin per te fluturuar pse jo, edhe drejt tokes se saj. E sa here ky mendim i kalonte ne koke, kuptonte si zemra humbte nje rrahje…Po kuptonte tashme sensin e gjithe poezive apo kengeve mbi mallin qe ndjen zemra…
Ne kete buzembremje te huaj, u mundua te gjente forcen per t’ju rikthyer shenimeve te saj.
Shpirtin kish lene peng ne pragun e shtepise, e zemren ne deren e aeroportit.
E per te njejten arsye qe s’dontete ishte aty, per te njejten arsye duhet t’ja dilte mbane…
Me sy perhumbur ne horizont, vendosi te rikthente vemendjen tek vetja. Ishte koha per te luftuar!