
Mi flet të pandërgjegjshmes…
Ne lodhjen e pafund të një të shtune në punë, kur truri bie në qetësi vjen e të gjen ty. Po kjo nuk është e drejtë, brenda meje, i bën ti rregullat. Nejse, se je larg ti, ti je larg në kilometra. E nuk po flas për ato kilometrat që maten.
Flas për ato kilomtrat që ndjehen.
Iku dhe dita e sotme. As sot nuk te zbrita dot nga piedestali që të kam ngritur, përkundrazi. Sa më shumë mendja te ul në qendër të skenës, aq më shumë rritet vlerësimi.
Ndonjëherë është problem ti vlerësosh me shume njerëzit për atë që janë, dhe jo për ata që të japin ty.
Sepse, jo çdokush që është i mirë, është domosdoshmërisht i mirë për ty.
Eee, e pe? Po more po, logjikën e kam në vend, top. Po hallit se, e kanë thënë njerëz më të mençur se unë, që jeta e vërtetë s’ka të bëjë fare me racionalitetin, logjikën.
Jeta e vërtetë, ajo për të cilën luftojmë e ëndërrojmë, është komplet e pandërgjegjshme, është plot emocion, kaos, ndjenjë.
Thënë thjesht jeta e vërtetë, ajo që lexojmë nëper libra, ajo që ëndërrojmë për veten, nuk është matematikë, është ART!
Nuk ka rregulla, nuk ka “duhet e s’ duhet”. Ka përjetime, përjetime të forta, ka përplasje, ka kaos, ka jetë pra!
Ja pra, dhe problemin e gjetëm. Ti dhe e pandërgjegjshmja ime Kuptoheni. Unë asnjërin prej të dyve s’kuptoj aq mirë. Ama ju te dy bashkë, krejt mire Kuptoheni. Ja ke gjetur gjuhën mire, kudo të sjell. E gjetëm e gjetëm, ti ke arritur të kuptohesh me atë pjesën time që unë nuk kam arritur t’ja gjej gjuhën ende. E në mes të gjithë kësaj, unë ‘balancuesja’ e situatave njerëzore, duhet ti mbush mendjen vetes që të gjitha këto gjërat që provokon ti: emocione, ndjenja, këto gjërat e bukura, nuk kanë rëndësi dhe duhen hequr e nuk di, një gjë ju duhet bere. Po nëse ‘hiqen’, i bie të fshihen në të pandërgjegjshme, po ja që atje ti i ke rrënjët edhe më të forta.
Leksion e bera, e di, matematikë fare madje.
Po ja, ti! Ti qe je çdo gjë përveç se matematikë. Ti që qëndron stoik në pozicionin tënd pa bere asgjë për të merituar atë pozicion. Ti që je çdo gjë që nuk do duhej te ishe.
Me rregulla matematike duhet të kishe ikur me kohë. Po arti, arti s’pyet për rregulla. Arti vdes të ta bëjë jetën kaotike e lëmsh, se kështu i kanë dal kryeveprat e tij më të mëdha.
Mi flet të pandërgjegjshmes, vë paqe tek ajo pjesë e imja që supozohet të ketë luftë, ti qeteson atë pjesë timen që duhet të ngatërrojë gjithë pjesën tjetër…dhe e bën ajo, vetëm ty s’të lëviz nga vendi që është bere i yti tashmë. Shkakton dy reaksione të kundërta, bën lëmsh të përditshmen dhe vë paqe në shpirt.
E hajde të të perzesh ty…
Që do ikësh e dimë, po rri dhe pak gjithsesi…
©AZ